Mesfushori Herolind Shala i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Kosovës pasi i shërbeu asaj për shumë vite me paraqitje tejet të mira.
Shala numëron rreth 27 paraqitje për ‘Dardanët’ ku gjatë këtyre ndeshjeve ka arritur që të dhurojë një asistim.
33-vjeçari ka qenë gjithmonë një ndër shtyllat e mesfushës tek Kosovës, duke formuar një dyshe tejet kompakte së bashku me Hekuran Kryeziun, i cili po ashtu është pensionuar nga Kombëtarja.
Debutimin me ‘Dardanët’, Shala e kishte bërë më 10 qershor 2016, kur askohe ishte 24-vjeçar dhe në krye të Kosovës ishte përzgjedhësi Albert Bunjaki.
Shala tashmë është nderuar edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, para ndeshjes Kosovë-Zvicër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: