Haland barazon rekordin 60-vjeçar

Haland barazon rekordin 60-vjeçar

19:21, 18/11/2025

Pëvreç kualifikimit në Kupën e Botës dhe fitores ndaj Italisë, Erling Haland ka edhe më shumë arsye të tjera për të buzëqeshur në planin personal.

Sulmuesi norvegjez barazoi një rekord ndërkombëtar të FIFA-s që kishte qenë në fuqi për më shumë se 60 vjet: 11 ndeshje radhazi duke shënuar për ekipet kombëtare.

Vazhdimësia mbresëlënëse e lojtarit të Sitit për Kombëtaren filloi konkretisht më 14 nëntor 2024, kur ai shënoi në një fitore ndaj Sllovenisë.

E që atëherë, kombëtarja norvegjeze nuk ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje miqësore të kohëve të fundit, atë kundër Zelandës së Re (1-1), ndonëse Haland nuk mori pjesë në atë ndeshje.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Abdul Gani të Malajzisë, i cili shënoi në 11 ndeshje radhazi midis 28 majit 1961 dhe 28 gushtit 1962.

Një arritje kjo, e konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco