Nata e radhës në NBA solli emocione të shumta dhe një protagonist të zakonshëm: Giannis Antetokounmpo. ‘Ylli’ grek shënoi 33 pikë, 13 kërcime dhe realizoi koshin vendimtar në sekondat e fundit, duke heshtur publikun e Indianapolis dhe duke i dhënë Milwaukee Bucks fitoren dramatike në fushën e Pacers 115-117
Lajme pozitive për Los Angeles Lakers, të cilët, edhe pse pa Luka Doncic dhe Austin Reaves, arritën të triumfonin 123-115 në Portland ndaj Trail Blazers falë një performance solide të Deandre Ayton. Miami Heat morën një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Clippers, me Simone Fontecchion që kontribuoi me 11 pikë.
Nikola Jokic vazhdon të shkëlqejë për Denver Nuggets, duke realizuar maksimumin sezonal me 34 pikë në suksesin kundër Sacramento Kings. Ndërkohë, Boston Celtics pësuan një humbje surprizuese në shtëpi ndaj Utah Jazz 103-105, pavarësisht 36 pikëve të Jaylen Brown.
Kthimi në parket i Ja Morant nuk solli qetësinë e pritur te Memphis Grizzlies. Pas pezullimit disiplinor prej një ndeshjeje, Morant u rikthye me 18 pikë dhe 10 asistime, por Memphis u mund 114-106 nga Detroit Pistons. Për më tepër, sjellja e tij në stol dhe mungesa e lidhjes me skuadrën dhe tifozët ngritën pikëpyetje për atmosferën brenda klubit.
Ndërkohë, Steph Curry komentoi çështjen e basteve ilegale që ka goditur NBA-n kohët e fundit:
“Integriteti i lojës është i paprekur. Kjo është një situatë e re për të gjithë, por nuk do të shqetësohesha më tepër,” tha ‘ylli’ i Golden State Warriors pas fitores kundër Denver Nuggets .
Rezultatet e mbrëmjes:
Brooklyn – Minnesota 109-125
Indiana – Milwaukee 115-117
Boston – Utah 103-105
New York – Washington 119-102
Houston – Dallas 110-102
Memphis – Detroit 106-114
Denver – Sacramento 130-124
Portland – Los Angeles Lakers 115-123
Los Angeles Clippers – Miami 119-120
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: