Gara për “Këpucën e Artë” në Evropë ka hyrë sërish në një fazë të nxehtë, me emra të mëdhenj si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé që po konfirmojnë statusin e tyre si ndër sulmuesit më të frikshëm të kontinentit. Të dy po shënojnë me ritëm të lartë në Premier League dhe LaLiga, duke mbajtur ritmin e pritshëm për të luftuar deri në fund për trofeun individual më prestigjioz të futbollit europian për golashënuesit. Fundjavën që lamë pas, Haaland realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Bournemuth-it, ndërsa Mbappë sigloi ‘dopietë’ në suksesin 4-0 te Realit ndaj Valencias. Te dy kanë shënuar nga 13 gola (koeficienti 2), duke grumbulluar nga 26 pikë.
Megjithatë, surpriza e madhe e këtij sezoni deri tani vjen nga një kampionat i papritur: Letonia. Aktualisht, kryesues i renditjes së ‘Këpucës së Artë’ është një sulmues që luan në elitën e futbollit letonez, pikërisht serbi Darko Lemajic, i skuadrës RFS, që ka shënuar 29 gola (koeficienti 1) në 35 ndeshje, duke habitur fansat dhe ekspertët. Ndërsa vlerësimi i pikëve për gola në liga të ndryshme është i ndryshëm, performanca e tij ka qenë aq e jashtëzakonshme sa të lërë pas në këtë fazë ‘yje’ si Haaland dhe Mbappé. Mirëpo me vetë, një ndeshje të mbetur për t’u luajtur në kampionatin letonez, kuptohet që Lemajic do të parakalohet shpejt nga ‘yjet’ e futbollit europian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: