Ngjarja e tmerrshme në tren, 11 persona të lënduar nga sulmi me thikë ndaj tifozëve të Nottingham Forest

Ngjarja e tmerrshme në tren, 11 persona të lënduar nga sulmi me thikë ndaj tifozëve të Nottingham Forest

12:45, 03/11/2025

Një burrë është akuzuar për tentativë vrasjeje pas një sulmi me thikë që ndodhi të shtunën në një tren që lidhte Doncaster-in me Londrën, ku u përfshinë disa tifozë të Nottingham Forest.

Bëhet fjalë për Anthony Williams, 32 vjeç, i cili pritet të dalë para gjykatës këtë të hënë, i akuzuar për 10 vepra të tentativës për vrasje, një akuzë për lëndime të rënda trupore dhe armëmbajtje pa leje. Ai është gjithashtu akuzuar për një tentativë tjetër vrasjeje, lidhur me një incident të ndodhur në metronë së Londrës në orët e hershme të të shtunës.

Sulmi ndodhi pasdite në trenin që transportonte tifozë të Forestit nga Londra, të cilët kishin udhëtuar në Nottingham për të ndjekur ndeshjen kundër Manchester United, të drejtuar nga Ruben Amorim. Pas ngjarjes, pasagjerët raportuan momente paniku, duke treguar se një person me thikë filloi të sulmonte udhëtarët pas kalimit nga stacioni i Peterborough, qyteti prej nga është origjina e të dyshuarit.

Si pasojë e sulmit, 11 persona u lënduan, pesë prej të cilëve vazhdojnë të trajtohen në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar motivet dhe për të siguruar përgjegjësinë ligjore të sulmuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco