Juventusit i rikthehet Yildiz, vetëm për fitore ndaj Sporting-ut: ndeshje me presion maksimal

Juventusit i rikthehet Yildiz, vetëm për fitore ndaj Sporting-ut: ndeshje me presion maksimal

10:43, 03/11/2025

Pas debutimit të suksesshëm në pankinën bardhezi me fitoren në fushën e Cremonese-s, Luciano Spalletti përgatitet për provimin e tij të parë të madh në Ligën e Kampioneve. Të martën në mbrëmje, në “Allianz Stadium”, Juventusi do të përballet me Sporting Lisbonën, dhe duke parë situatën në renditje, kjo sfidë nuk lejon asnjë hap fals.

Me vetëm dy pikë në tri ndeshjet e para dhe duke u renditur në pozitë të vështirë, Juventusi do të duhet të fitojë me çdo kusht për të mos e rrezikuar seriozisht vazhdimin e rrugëtimit europian. Çdo rezultat tjetër do të ishte goditje e rëndë për ambiciet e klubit torinez.

Lajm i mirë për bardhezinjtë është rikthimi i Kenan Yildiz, i cili pritet të zërë vendin e Openda-s në formacionin titullar, duke mbështetur Dusan Vlahovic në sulm. Krahas tyre, Conceiçao do të jetë pjesë e treshes sulmuese, me detyrën që bashkë me turkun të sjellin freski, shpejtësi dhe kreativitet, duke hapur hapësira për serbin dhe depërtimet nga mesfusha.

Në qendër të fushës, ndeshja do të sjellë edhe një garë të fortë për një fanellë titullari mes McKennie dhe Thuram, që synojnë të luajnë përkrah Locatelli-t, ndërkohë që në krahë do të konfirmohen Cambiaso dhe Kostić.

Edhe mbrojtja do të ruajë strukturën me tre qendërmbrojtës: Kalulu, një mes Gatti dhe Rugani, si dhe Koopmeiners, i cili pasi shkëlqeu ndaj Cremoneses, pritet të jetë sërish i rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga prapavija.

Në pak fjalë, Juventusi hyn në këtë sfidë me nevojë urgjente për sukses. Në kampionat situata është stabilizuar, edhe falë ndalesave të rivalëve si Napoli e Roma, por në Europë kufiri i gabimit është thuajse zero. Tifozët bardhezinj presin përgjigje të madhe dhe ajo duhet të vijë tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco