Barcelona u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke lënë pas krahëve leksionin e pësuar në “El Clasico” nga Real Madrid në javën e kaluar.
Katalanasit sot kanë mundur me shifrat 3-1 Elchen, për t’u konfirmuar në vendin e dytë në renditje.
Lamine Yamal i la pas krahëve polemikat me golin që i dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa Ferran Torres dyfishoi shifrat duke bërë që ndeshja të fliste për katalanasit plotësisht që pas 11 minutave të para.
Goli i Rafa Mir para fundit të pjesës së parë i dha shpresë miqve, të cilët rritën trysninë pas pushimit të ndeshjes.
Por Rashford vulosi suksesin me golin e tij, duke i siguruar Barcelonës një fitore 3-1 që e kthen në vendin e dytë në klasifikim, me 5 pikë diferencë nga Reali.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: