Berisha-Ramadani spikasin në transfertën e Seria A, vlerësimi për dy shqiptarët e Lecces

Berisha-Ramadani spikasin në transfertën e Seria A, vlerësimi për dy shqiptarët e Lecces

18:35, 02/11/2025

Leçe fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Fiorentinës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Medon Berisha, ndërsa bashkë me Ylber Ramadanin luajtën nga minuta e parë.

Pas ndeshjes, Berisha u vlerësua nga Seria A si lojtari më i mirë. “Sofacore” po ashtu, me vlerësimin 7.9, i dha notën më të lartë për ndeshjen. Ramdani pati gjithashtu një vlerësim pozitiv, pikërisht 7.2.

“Përshëndetje tifozët e Leçes, këtë fitore dua t’ua dedikoj juve. Poo! Forca Leçe”, u shpreh Berisha pasi tërhoqi çmimin e Seria A.

Berisha pati tri goditje ku një prej tyre përfundoi në portë. Ramadani po ashtu e goditi një herë portën. Ai pati edhe tre pasime kyç, dhe dy duele të fituara nga katër.

Ramadani spikati me tetë duelet e tij të fituara, nga 13 ku u përfshi. Më tej pati edhe tri ndërhyrje në top dhe pastrime. Topa të gjatë prej tij u konkretizuan 6 nga 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco