VIDEO/ Sfidë e çmendur në Superligën turke, sulmuesi i Kombëtares shënon sapo futet në lojë

VIDEO/ Sfidë e çmendur në Superligën turke, sulmuesi i Kombëtares shënon sapo futet në lojë

16:55, 02/11/2025

Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë.

Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3-2.

https://streamin.link/v/658b7aa5

Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh.

Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të.

Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime. Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë.

Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco