Ardian Ismajli bëhet protagonist në golin që ndryshoi fatin e sfidës së Seria A

Ardian Ismajli bëhet protagonist në golin që ndryshoi fatin e sfidës së Seria A

16:27, 02/11/2025

Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon në Seria A dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë.

Ekipi torinez po sfidon Pizën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me barazim 2-2.

Ismajli asistoi golin e parë për skuadrën e tij, teksa Kristjan Asllani qëndron i gatshëm në stol.

Torino e pa veten në dizavantazh të dy golave pas 29-të minutave lojë.

Reagimi erdhi pikërisht në minutën e 42-të, kur Ismajli dha një krosim perfekt në zonë për Simeonen që rihapi ndeshjen.

Goli i barazimit erdhi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Ismajli ndërkohë është rikthyer pikërisht sot si titullar te Torino.

Në ndeshjet e mëparshme kishte marrë minuta si zëvendësues, pas rikthimit nga dëmtimi.

Për Ismajlin ishte një asist i veçantë. Kujtojmë se nga Empoli u largua pa dhuruar një të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco