Real Madridi shkatërron Valencian 4-0, shkëqejnë Mbappé dhe Bellingham

Real Madridi shkatërron Valencian 4-0, shkëqejnë Mbappé dhe Bellingham

22:57, 01/11/2025

Real Madridi regjistroi një fitore të thellë 4-0 kundër Valencias në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e javës së 11-të të LaLiga-s, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe dominimin në kampionat.

Madrilenët e nisën ndeshjen fuqishëm dhe në minutën e 19-të Kylian Mbappé kaloi vendasit në avantazh. Sulmuesi francez mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe me qetësi e dërgoi topin në cepin e poshtëm të majtë, pasi priti lëvizjen e portierit Agirrezabala.

Në minutën e 31-të, Mbappé shënoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes. Arda Güler dha një krosim perfekt në zonë, dhe francezi devijoi topin në rrjetë me saktësi për rezultatin 2-0.

Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Jude Bellingham shtoi golin e tretë. Mesfushori anglez kontrolloi topin jashtë zonës dhe goditi fort e saktë drejt këndit të poshtëm të djathtë, duke vulosur një pjesë të parë dominuese.

Në fraksionin e dytë, Real Madrid menaxhoi ritmin, ndërsa Valencia u përpoq të reagonte, por pa rrezikuar seriozisht. Në minutën e 82-të, Alvaro Carreras i vuri vulën fitores me një goditje të fuqishme nga kufiri i zonës pas një topi të kthyer, duke dërguar sferën në këndin e sipërm të djathtë për 4-0.

Një paraqitje e frikshme nga Real Madridi, që vazhdon garën për titull me moral të lartë dhe me ‘yjet’ e tij në formë të shkëlqyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco