Juventusi kërkon fitoren e parë në Champions, Tudor: Do të jemi problem për të gjithë kundërshtarët

Juventusi kërkon fitoren e parë në Champions, Tudor: Do të jemi problem për të gjithë kundërshtarët

12:39, 01/10/2025

Pas barazimit në ndeshjen debutuese të Champions League kundër Borusia Dortmund, Juventus përgatitet për transfertën në Spanjë kundër Vilareal.

Trajneri Igor Tudor doli para mediave për të komentuar gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për këtë përballje të rëndësishme.

“Skuadra është mirë, e tregoi edhe ndaj Atalantës. Bëmë një paraqitje serioze, me intensitet të lartë. Tani është Champions, motivimi është maksimal.

Është ende herët për të dhënë gjykime përfundimtare. Por mund të them që kjo skuadër ka potencial të jetë një “gur” i fortë për këdo. Jam i kënaqur me grupin që drejtoj”, deklaroi tekniku juventin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco