China Open 2025/ Triumfon Sinner, Learner Tien mposhtet lehtësisht në dy sete

China Open 2025/ Triumfon Sinner, Learner Tien mposhtet lehtësisht në dy sete

10:48, 01/10/2025

Carlos Alcaraz triumfoi në Tokio, Jannik Sinner bën të vetin “China Open”.

Fenomenët e tenisit vazhdojnë që të mos humbin terren përballë njëri-tjetrit në garën për vendin e parë në renditjen botërore ATP.

Italiani iu kundërpërgjigj sot spanjollit duke mposhtur lehtësisht në finale Tien, i cili u dorëzua pas një takimi që zgjati diçka më shumë se një orë e dymbëdhjetë minuta.

Me shifrat 6-2, 6-2, Sinner mori kështu titullin numër 21 të karrierës, i cili ishte i treti për këtë vit.

Për italianin ATP 500 i Pekinit ka një vend të veçantë pasi ka triumfuar edhe dy vite më parë kur mundi në finale Daniil Medvedev.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco