Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma

Tsimikas i jep ‘lamtumirën’ Liverpoolit, kalon te Roma

20:24, 29/08/2025

Raportime të shumta konfirmojnë se Kostas Tsimikas i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Liverpooli dhe do të udhëtojë për testet mjekësore te Roma.

Mbrojtësi i majtë është në rrugë për në Qytetin e Përjetshëm, ku do të kryejë testet dhe do të kalojë sezonin e ardhshëm te “Stadio Olimpico” me huazim.

Nuk do të ketë opsion blerjeje, por Roma do të mbulojë tërë pagën e tij gjatë sezonit 2025-2026.

Fillimisht, Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta lejonte të largohej me huazim, por më pas ndryshoi vendimin.

Tsimikas shihet si alternativa ndaj Angelinos, aktualisht titullar i krahut të majtë në formacionin 3-4-3 të Gian Piero Gasperinit. Burime si “Sky Sport Italia”, “Calciomercato.it” dhe Fabrizio Romano konfirmojnë se ai i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës sot pasdite dhe ka marrë leje për të udhëtuar.

 Ndërkombëtar

Mbrojtësi grek mbushi 29 vjeç në maj dhe ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor 2027.

Ai u bashkua me gjigantët e Premier League në gusht 2020 nga Olympiacos me një marrëveshje prej 13 milionë eurosh.

Para kësaj, kishte luajtur gjithashtu për Willem II në Holandë dhe klubin danez Esbjerg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco