VIDEO/ Dygolësh i Mbappé-së, Franca mposht thellë Irakun dhe siguron kualifikimin

VIDEO/ Dygolësh i Mbappé-së, Franca mposht thellë Irakun dhe siguron kualifikimin

02:24, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Franca triumfoi 3-0 ndaj iakut në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe nën shenjën e Kylian Mnappe-së. Sumlmuesi i 'Gjelave' realizoi dygolësh në këtë sukses, duke treguar se nuk do t'i ndahet Lionel Messit në garën për golashënuesin më të mirë të këtij kompeticioni, por dhe në historinë e botërorit.  

Kylian Mbappé ka kaluar Francën në avantazh ndaj Irakut me një gol spektakolar në minutën e 14-të.

Aksioni nisi nga një pasim i saktë i Michael Olise në kufijtë e zonës së rreptësisë. Mbappé e kontrolloi në mënyrë perfekte topin dhe më pas lëshoi një goditje të bukur, duke e dërguar në anën e majtë të portës për 1-0, një finalizim tipik i tij që ndezi menjëherë stadiumin.

Goli i Mbappe-së (1-0)

Më herët, në minutën e 7-të, Franca kërkoi penallti pas një depërtimi të Dayot Upamecanos brenda zonës, i cili ra pas një kontakti me një mbrojtës irakian. Megjithatë, gjyqtari e vlerësoi aksionin si të rregullt dhe vazhdoi lojën pa ndërhyrje nga VAR.

Franca po e kontrollon ritmin e ndeshjes me posedim të lartë dhe presion të vazhdueshëm, ndërsa Iraku po përpiqet të përgjigjet me kundërsulme të shpejta, por ende pa rrezik real për portën franceze.

Pas një ndërprerjeje të gjatë prej rreth dy orësh për shkak motit të keq në Filadelfia, nis pjesa e dytë.

Në minutën 54', Ousmane Dembélé i pasoi topin Kylian Mbappé, i cili nga afërsia goditi saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar, 2-0.

Goli i Mbappe-së (2-0)

Në të 66', vjen goli i tretë! Michael Olise dhuroi një pasim të shkëlqyer për Ousmane Dembélé brenda zonës së rreptësisë. Sulmuesi francez përfitoi në maksimum nga rasti dhe lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke thelluar epërsinë e Francës.

Goli i Dembele-së (3-0) 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco