FOTO/ Messi kryeson garën për ‘Këpucën e Artë’, Mbappe dhe Haaland në ndjekje të ngushtë

FOTO/ Messi kryeson garën për ‘Këpucën e Artë’, Mbappe dhe Haaland në ndjekje të ngushtë

09:49, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dy xhirove të para të Kupës së Botës 2026, Lionel Messi jo vetëm që është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, por kryeson edhe garën për “Këpucën e Artë”. Kapiteni i Argjentinës ka realizuar pesë gola në dy ndeshje dhe është aktualisht në vendin e parë të renditjes së golashënuesve.

Në ndjekje të tij janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të cilët kanë nga katër gola secili.

Sulmuesi francez arriti këtë shifër pas dopietës ndaj Irakut, ndërsa norvegjezi realizoi dy herë kundër Senegalit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në turne.

Në vendin e katërt renditet sulmuesi i Gjermanisë, Deniz Undav, me tre gola dhe dy asistime, duke qenë lojtari me kontributin më të madh pas treshes kryesuese.

Po aq gola ka edhe Jonathan David i Kanadasë, i cili mban vendin e pestë.

Lista e dhjetë golashënuesve më të mirë plotësohet nga Crysencio Summerville i Holandës, Mikel Oyarzabal i Spanjës, Maxi Araujo i Uruguait, Ayase Ueda i Japonisë dhe Cody Gakpo i Holandës, të gjithë me nga dy gola të shënuar deri tani.

Me fazën e grupeve që po hyn në momentet vendimtare, gara për “Këpucën e Artë” pritet të bëhet edhe më e fortë, me Messin, Mbappen dhe Haalandin që duken favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim prestigjioz.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco