Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madridi fitoi 0-3 ndaj Real Oviedos dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket se ka vendosur të largohet nga klubi madrilen gjatë kësaj jave, pasi më 1 shtator mbyllet zyrtarisht merkato. Braziliani nuk e priti miri vendimin e Xabi Alonsos për t’u zëvendësuar dhe reagoi me nervozizëm.
Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Rodrygo ka lajmëruar sot dy agjentët e tij, Pini Zahavi dhe Kia Joorabchian, të shqyrtojnë propozimet e ardhura nga ekipet e tjera.
Deri tani për brazilianin ka pasur interes nga Arsenali, Manchester City dhe Liverpooli.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Real Madridi nuk do e pengojë largimin e Rodrygos, por kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse paguhet shifra 100-110 milionë euro për kartonin e tij.
Rodrygo ka vendosur të largohet duke ditur se me Xabi Alonson nuk e ka të sigurt vendin e titullarit dhe trajneri bask duket i prerë në vendimet e tij: do luajë ai që e meriton.
Në ndeshjen e djeshme, Alexander Arnold dhe Vinicius Junior e nisën nga stoli, për shkak të perfomancave të tyre jo të mira në ndeshjet e mëparshme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: