Mbrojtësi shqiptar prezantohet te klubi gjerman

Mbrojtësi shqiptar prezantohet te klubi gjerman

19:55, 25/08/2025

Albian Hajdari është prezantuar te Hofenheim. Klubi i Bundesligës gjermane nuk ka humbur kohë, duke e zyrtarizuar menjëherë pas testeve mjekësore.

Mbrojtësi shqiptar la Luganon, që përfiton 5 milionë euro nga ky operacion.

Hajdari më parë ka qenë pjesë e Juventusit, tek ekipi i dytë si dhe moshat.

Te “Zonja” u bë i njohur disa vite më parë, pasi emri i tij ishte në listën e lojtarëve për të cilën u dënua Juventusi për çështjen e plusvalencave. Hofenheim ndërkohë shton forcat në mbrojtje.

22-vjeçari gjen edhe një tjetër futbollist shqiptar në skuadër. Te Hofenheim luan edhe Fisnik Asllani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco