Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

VIDEO/ Shkëndija e Tetovës mposht Steauan e Bukureshtit me një paraqitje heroike

VIDEO/ Shkëndija e Tetovës mposht Steauan e Bukureshtit me një paraqitje heroike

22:02, 22/07/2025

Shkëndija e Tetovës ka shënuar një fitore të madhe dhe të merituar ndaj gjigantit rumun, Steaua e Bukuresht, me rezultatin 1-0, në një ndeshje të zjarrtë dhe plot emocione në Shkup në raundin e dytë kualifikues të Champions League. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 65-të nga Ronaldo Webster, i cili goditi saktë me kokë pas një harkimi të bukur nga Aleksandër Trumci, duke mposhtur portierin Tarnovanu.

Goli i Shkëndijës

Fitorja e Shkëndijës u karakterizua nga një disiplinë e lartë taktike dhe ndërhyrje vendimtare, sidomos nga portieri Baboucarr Gaye, që shpëtoi skuadrën në disa raste të rrezikshme, përfshirë një pritje spektakolare ndaj një goditjeje të Cisottit në minutën e 12-të dhe një tjetër nga Ngezana në minutën e 21-të.

Ndeshja ishte e tensionuar dhe u mbyll me nga një karton të kuq për secilën skuadër: Kamer Qaka u ndëshkua në minutën e 70-të, ndërsa Florin Tănase u përjashtua për një ndërhyrje të ashpër në minutën e 79-të.

Shkëndija humbi disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, ndërsa në shtesë portieri i Steauas u detyrua të bënte pritje të shkëlqyera ndaj Liridon Latifit dhe Fiton Ademit. Megjithatë, goli i Webster rezultoi vendimtar dhe siguroi një fitore të madhe për ekipin tetovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco