Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Aymeric Laporte rikthehet tek Athletic Bilbao pas ‘mërgimit’ në Arabinë Saudite

Aymeric Laporte rikthehet tek Athletic Bilbao pas ‘mërgimit’ në Arabinë Saudite

22:00, 22/07/2025

Një rikthim emocionues për tifozët e Athletic Bilbaos: Aymeric Laporte është gati të veshë sërish fanellën kuqeblu, duke firmosur për një periudhë 3-4 vjeçare, deri në sezonin 2028/29. Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, marrëveshja me Al Nassr është thuajse përfundimtare dhe zyrtarizimi pritet këtë javë.

Laporte, tashmë 31 vjeç, do të rikthehet në Europë pas dy vitesh të kaluara në Arabinë Saudite, ku luajti me Al Nassr krah Cristiano Ronaldos. Kthimi i tij në klubin që e rriti dhe e promovoi në elitën e futbollit është jo vetëm një lajm i bujshëm, por edhe një rikthim romantik, pasi shtatë vite më parë ai u largua nga Bilbao për t’u bashkuar me Manchester City-n e Pep Guardiolës.

Vendimtare në këtë transferim ka qenë dëshira e vetë lojtarit, i cili tashmë ka gjetur akordin për kushtet personale me Athletic. Klubi bask, në fakt, përfiton kështu një përforcim të madh për prapavijën, një shtyllë të vërtetë mbrojtëse që ka qenë pikë referimi edhe për kombëtaren spanjolle pas natyralizimit të tij në vitin 2021. Pasi debutoi me “La Roja” në Euro 2021, Laporte ka qenë i rëndësishëm si për Luis Enrique-n ashtu edhe për trajnerin aktual, De la Fuente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco