Drita e Gjilanit nuk ia doli te merrte rezultat pozitiv në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Champions League përballë FC Copenhagen, që fitoi 2-0 në “Parken Stadium”.
Skuadra daneze dominoi që nga fillimi, por gjeti rrugën drejt rrjetës vetëm në pjesën e dytë. Heroi i takimit ishte Magnus Mattsson, i cili shënoi të dy golat nga pika e bardhë e penalltisë, të parin në minutën e 69-të dhe të dytin në të 76-ën, pas verifikimit me VAR.
Portieri i Dritës, Faton Maloku, ishte një nga më të mirët për skuadrën nga Gjilani, duke bërë disa pritje vendimtare, përfshirë një ndalim spektakolar ndaj Elias Achouri në minutën e 78-të. Edhe pse Drita pati disa raste të mira, sidomos me Besnik Krasniqin dhe Liridon Balajn, nuk arriti të konkretizonte.
Ndeshja u karakterizua nga presioni i lartë i vendasve dhe shumë episode në zonën e Dritës.
Kjo disfatë lë Dritën përballë një sfide të vështirë në ndeshjen e kthimit në Kosovë, ku do të duhet një mrekulli për të përmbysur rezultatin dhe kaluar më tej në garën më të madhe evropiane të klubeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: