Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Presidenti Xhaferi: Na pret një mbrëmje spektakolare ndaj Vikingurit, por na mungon...

Presidenti Xhaferi: Na pret një mbrëmje spektakolare ndaj Vikingurit, por na mungon...

20:33, 22/07/2025

Vllaznia do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e parë të turit të dytë të “UEFA Europa Conference League” dhe ajo do të presë në shtëpinë e saj ekipin islandez të Vikingurit. Një kundërshtar relativisht shumë më i fortë se ai i turit të parë, megjithatë presidenti Alban Xhaferi shpreson se kuqeblutë do të tregojnë vlerat e tyre më të mira në këtë përballje.

Një gjë të tillë ai e ka deklaruar në një intervistë për RTSH Shkodra ku është shprehur:

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e së enjtes. Ekipi besoj se është në momentin e tij më të mirë, duke pasur parasysh edhe entuziazmin e kalimit të turit. Kemi një frymë pozitive në ekip. Forma e lojtarëve është e mirë, përveç Qatos, i cili do të na mungojë në këtë ndeshje.

Pjesa tjetër e lojtarëve besoj se do të jetë në dispozicion të trajnerit dhe i premtojmë të gjithë opinionit shkodran që përveç atmosferës fantastike që do të jetë në shtëpinë tonë ‘Loro Boriçi’, do të bëjmë më të mirën dhe maksimumin tonë. Besoj se do të jetë një spektakël atë natë”.

Numri 1 i klubit shkodran ndërkohë është prononcuar edhe për transferimin e Kevin Dodajt tek CSKA e Sofjes duke u shprehur:

“Kemi besuar te Kevin Dodaj, është një djalë me karakter të fortë. Një model për të gjithë, një model që duhet të marrin të rinjtë që duan ta ndjekin futbollin. Kevini vjen nga një familje e shkëlqyer, me dy prindër që gjithmonë e kanë motivuar dhe gjithmonë kanë qenë suport për të. Na ka nderuar në shumë ndeshje, si në Shkodër, edhe në transfertë. Prezantimi i tij te Vllaznia ka qenë fantastik dhe gjithmonë në rritje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco