Gati tri javë pas aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, bashkëshortja e Jota-s, Rute Cardoso, ka folur për herë të parë publikisht. Në një postim prekës në rrjetet sociale, 28-vjeçarja kujtoi një nga ditët më të lumtura të jetës së saj: 22 qershorin 2025, ditën kur kurorëzoi dashurinë e saj me ish-sulmuesin e Liverpool-it.
"Një muaj nga 'as vdekja nuk na ndan'. Përgjithmonë jotja!", shkroi Rute, duke ndarë disa fotografi nga ceremonia martesore, vetëm pak ditë përpara se fati i keq t’i ndante fizikisht përgjithmonë.
Mes dhimbjes së thellë dhe kujtimeve të paharruara, Rute ndau një mesazh dashurie që tejkalon kohën dhe jetën, duke prekur zemrat e ndjekësve dhe të gjithë botës së futbollit.
Ndërkohë, Liverpooli vazhdon të nderojë kujtimin e Jota-s: emri i tij figuron ende në listën e skuadrës në faqen zyrtare të klubit, me një shënim të veçantë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për gjithçka ai dha në fushë dhe jashtë saj.
Një histori dashurie e shënuar nga tragjedia, por që mbetet e përjetshme në zemrat e atyre që e jetuan dhe e panë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: