Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Fabregas ndez ëndrrën: Messi te Como? Kurrë mos thuaj kurrë

Fabregas ndez ëndrrën: Messi te Como? Kurrë mos thuaj kurrë

17:39, 22/07/2025

Cesc Fabregas ka ndezur fantazinë e tifozëve të Comos me një deklaratë që tingëllon si një ftesë e hapur për Lionel Messin. Trajneri i ekipit italian dhe ish-shoku i tij te Barcelona u shpreh në një konferencë për shtyp:

“Messi te Como? Kurrë mos thuaj kurrë. Jemi shumë miq, ka qenë në shtëpinë time për pushime dhe bashkëshortet tona janë gjithashtu shoqe të ngushta.”

Duket si një ide e çmendur, një ëndërr e largët, por ndoshta jo aq e pamundur sa duket. Kohët e fundit, bashkëshortja e Messit është parë në tribunat e stadiumit ‘Sinigallia’ dhe fëmijët e tij kanë veshur fanellën e Comos gjatë një ndeshjeje miqësore mes shokësh. Shenja që kanë mjaftuar për të ngritur dyshime e shpresa.

Klubi nga brigjet e liqenit, në pronësi të një grupi indonezian, është shndërruar në një forcë të re financiare në futbollin italian, me mbi 100 milionë euro të investuara dhe një merkato të guximshme. Në një klimë ku gjithçka duket e mundur, edhe transferimi i Messit nuk është më thjesht fantazi.

Aktualisht, “Pleshti” luan në Shtetet e Bashkuara, por Fabregas lë gjithçka të hapur për të ardhmen. Në Como, ëndrrat janë të mëdha dhe… siç tha vetë Cesc: “Kurrë mos thuaj kurrë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco