Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Presion nga klubet e mëdha ndaj FIFA-s: Botërori për Klube të luhet çdo dy vjet!

Presion nga klubet e mëdha ndaj FIFA-s: Botërori për Klube të luhet çdo dy vjet!

16:59, 22/07/2025

Pas suksesit të edicionit të parë të Botërorit për Klube në SHBA, disa nga klubet më të mëdha të botës, përfshirë Real Madridin, po ushtrojnë presion mbi FIFA-n për të ndryshuar formatin e turneut. Sipas asaj që raporton ESPN, këto klube po kërkojnë që turneu të organizohet çdo dy vjet, dhe jo çdo katër, siç ishte parashikuar fillimisht. Qëllimi i tyre është i qartë: rritja e të ardhurave për klubet pjesëmarrëse.

Edhe pse nuk është bërë ende një kërkesë zyrtare, një bisedë e parë joformale mes përfaqësuesve të disa klubeve dhe FIFA-s është zhvilluar. Nga ana tjetër, selia e FIFA-s në Zyrih e konsideron një Botëror bienal të vështirë për t’u realizuar, si për arsye logjistike, ashtu edhe financiare.

Turneu i zhvilluar në SHBA solli rreth 1 miliard euro të ardhura të shpërndara mes 32 skuadrave pjesëmarrëse, një shumë që vështirë se mund të arrihet nëse Botërori zhvillohet më shpesh. Përveç aspektit ekonomik, një Botëror çdo dy vjet do të përplasej me kalendarin tashmë të mbingarkuar ndërkombëtar, duke krijuar tensione të reja me UEFA-n dhe federata të tjera.

Në vend që të ndryshojë formatin, FIFA është e përqendruar aktualisht në organizimin sa më të mirë të edicionit të vitit 2029. Një nga kandidatët kryesorë për mikpritjen e turneut është Katari, i cili zotëron infrastrukturën dhe fondet e nevojshme pas eksperiencës së suksesshme në Kupën e Botës 2022. Megjithatë, si atëherë edhe tani, klima mbetet një problem madhor dhe turneu do të duhet të zhvillohet në dhjetor, duke komplikuar më tej një kalendar që tashmë është i stërngarkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco