Marc Cucurella ka zbuluar një prapaskenë të pazakontë nga ceremonia e ndarjes së trofeut në Kupën e Botës për Klube, ku Chelsea u shpall kampion. Futbollisti spanjoll i "Blues" ka treguar se momenti i ngritjes së kupës u shoqërua me tension dhe hutim për shkak të pranisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
“Na ishte thënë që Trump do të dorëzonte trofeun dhe se askush nuk duhej ta ngrinte derisa ai të largohej. Por ai nuk po largohej fare, vetëm na shikonte dhe thoshte: ‘Ngrijeni, unë qëndroj këtu’. Ishim të gjithë të stepur, askush nuk guxonte të thoshte asgjë. Unë isha vërtet i terrorizuar,” – u shpreh Cucurella.
Foto dhe video të momentit treguan Trumpin duke buzëqeshur dhe festuar me lojtarët e Chelsea-t, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit mbeti e pavendosur për disa çaste përpara se të guxonin të ngrinin trofeun.
Një episod surreal që ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe që shton një kapitull tjetër të veçantë në historinë e Botërorit për Klube.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: