Barcelona ‘blindon’ Jules Koundé, një shtyllë e padiskutueshme në krahun e djathtë

Barcelona ‘blindon’ Jules Koundé, një shtyllë e padiskutueshme në krahun e djathtë

19:14, 21/07/2025

Jules Koundé ndihet mirë te Barcelona dhe katalanasit kanë një vlerësim të lartë për mbrojtësin francez, i cili është bërë një element kyç i skuadrës që prej ardhjes nga Sevilla në vitin 2022. 26-vjeçari nga Parisi ka gjetur stabilitet dhe vazhdimësi veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, që prej sezonit të kaluar e ka vendosur si titullar të padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Megjithëse dëmtimet në gjurin dhe kofshën e tij i kanë krijuar pengesa në disa periudha, me Gerard Martin që e ka zëvendësuar përkohësisht, Koundé mbetet një pikë referimi për strukturën mbrojtëse të Barçës. Ai është i lidhur me klubin katalanas me kontratë deri në vitin 2027, dhe vlerësimi i drejtuesve për të është maksimal: ata e konsiderojnë mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë.

Sipas "RMC Sport", prej disa javësh kanë nisur bisedimet për një rinovim kontrate, me qëllimin për ta "blinduar" lojtarin nga interesimet e jashtme. Manchester City dhe një tjetër klub elitar europian kanë kërkuar informacion mbi të, por dëshira e përbashkët është që ai të vazhdojë në "Camp Nou".

Deklaratat e trajnerit Hansi Flick pas finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit janë tregues të rëndësisë që Koundé ka në këtë projekt:

“Jules është një lojtar shumë profesionist. Nuk bëhet fjalë vetëm për golin që shënoi, por për mënyrën si mbrojti gjatë gjithë ndeshjes. Ka ndërhyrë disa herë në mënyrë vendimtare kundër lojtarëve të Realit. Luajti në një nivel shumë të lartë dhe është i pazëvendësueshëm për ne.”

Në një treg gjithnjë e më agresiv, Barcelona duket e vendosur ta mbajë ‘yllin’ e saj në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco