VIDEO/ Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen në Lisbonë me makinën luksoze Bugatti

VIDEO/ Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen në Lisbonë me makinën luksoze Bugatti

18:26, 21/07/2025

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar sërish jehonë në rrjetet sociale dhe në rrugët e Lisbonës, këtë herë jo për një gol apo rekord të ri, por për makinën e tij luksoze. Pak para nisjes së sezonit të ri me Al Nassr, kapiteni i Portugalisë është parë duke shëtitur në kryeqytetin portugez me një Bugatti Veyron, një prej modeleve më ekskluzive në botë.

Makina, që në versionin e saj bazë kushton rreth dy milionë euro, tërhoqi menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe fansave, teksa Ronaldo e ngiste me qetësi nëpër rrugët e Lisbonës. Momenti është regjistruar në video dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ky është vetëm një nga shumë automjetet luksoze në koleksionin personal të Ronaldos, i njohur për pasionin e tij për supermakinat dhe stilin e jetesës ekstravagante. Edhe larg fushës së lojës, CR7 di gjithmonë si të mbetet në qendër të vëmendjes.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco