Shorti i Conference League/ Rrugëtim i vështirë drejt ‘play-off’-it për Vllazninë, Egnatian dhe Dinamon

Shorti i Conference League/ Rrugëtim i vështirë drejt ‘play-off’-it për Vllazninë, Egnatian dhe Dinamon

14:51, 21/07/2025

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia janë njohur me shortin aspak bujar, nëse duan të shkojnë në fazën “play-off”.

Egnatia duhet të fitojë kundër Dinamo Minsk, për të sfiduar më pas fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana-Inter Eskaldes.

Vllaznia dhe Dinamo kanë short edhe më të vështirë.

Nëse kuqeblutë mposhtin Vikingurin, do përballen me fituesin e H.Bol Tfelag-Brondby.

Danezët e Brondby janë padyshim favoritë për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Dinamo po ashtu do e ketë mjaft të vështirë. Pasi fati ishte në anën e tyre deri në turin e dytë, goglat i kanë rezervuar fituesin e çiftit Zire-Hajduk Split. Fillimisht duhet mposhtur Atletik Eskaldes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco