Klubi gjerman arkëton 400 milionë euro nga shitja e sulmuesve

Klubi gjerman arkëton 400 milionë euro nga shitja e sulmuesve

10:01, 21/07/2025

Nga Haller tek Ekitike, pa harruar Jovic dhe Kolo Muani: Eintracht Frankfurti po zhvillon sulmues të nivelit të lartë, që klubet e tjera i blejnë me shifra të mëdha.

Në 5 vitet e fundit klubi gjerman ka shpenzuar 50 milionë euro për sulmin dhe ka arkëtuar plot 400 milionë nga shitja e lojtarëve të këtij reparti.

Me shitjen e Hugo Ekitike te Liverpuli, lista e sulmuesve që janë larguar nga Eintracht Frankfurt për tarifa marramendëse vitet e fundit është rritur.

Përparimi i gjermanëve, erdhi në vitin 2016, me ardhjen e Fredi Bobic si drejtues dhe forcimin e ekipit të tyre të vëzhgimit: vetëm në pak vite, ekipi është bërë një nga klubet elitare në futbollin gjerman.

Pesë vitet e fundit të tregut të sulmuesve kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Image

Haller u ble për 12 milionë dhe u shit te West Ham për 50 milionë.

Luka Jovic u ble 22 milionë dhe u shit te Reali për 63 milionë euro.

Andre Silva u ble 3 milionë dhe u shit 23 milionë.

Randal Kolo Muani u bashkua me Eintrachtin si lojtar i lirë dhe u shit plot 95 milionë euro.

Omar Marmoush u shit te Manchester City për 80 milionë, edhe ai erdhi si lojtar i lirë në Frankfurt.

Dhe së fundmi Ekitike, që u shit te Liverpuli për 95 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco