Mesfushori i Kombëtares Kuqezi zyrtarizohet te klubi turk

Mesfushori i Kombëtares Kuqezi zyrtarizohet te klubi turk

20:28, 20/07/2025

Rizespori ka kompletuar marrëveshjen me Sparta Pragës, një nga skuadrat kryesore të ligës çeke, për transferimin e mesfushorit me eksperiencë, Qazim Laçi. Pas nënshkrimit të kontratës 3-vjeçare, Laçi është bërë zyrtarisht pjesë e Çaykur Rizespor dhe është gati për të dhënë maksimumin për këtë fanellë.

Sezoni i fundit i Laçit me Spartën Pragës ishte impresionues, me 50 paraqitje në kampionat, Kupë, dhe madje edhe në Ligën e Kampionëve, duke treguar vlerën e tij si lojtar i nivelit të lartë. Për më tepër, Laçi është një ndër lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare.

Para se të bashkohej me ekipin, Laçi kaloi me sukses kontrollin mjekësor në Acıbadem Sağlık Grubu Fulya Hastanesi, ku iu nënshtrua analizave të plota dhe vizitave tek specialistët e ortopedisë, sëmundjeve të brendshme, okulistikës, otorinolaringologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiologjisë. Testet e mushkërive dhe ato të përpjekjes fizike konfirmuan gjendjen e shkëlqyer shëndetësore të mesfushorit para nisjes së këtij kapitulli të ri.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco