Dëmtohet rëndë futbollisti duke u munduar të imitojë festimin e famshëm të Cristiano Ronaldos

Dëmtohet rëndë futbollisti duke u munduar të imitojë festimin e famshëm të Cristiano Ronaldos

22:02, 18/07/2025

Kur mundohesh t’i kopjosh futbollistët që të pëlqejnë, ndonjëherë mund të dalësh mirë, por jo rrallë ka edhe raste, kur mund të dështosh.

Dështim përjetoi edhe Kesley, futbollisti brazilian që luan në ligat e ulëta të Brazilit.

Ai ishte duke u bërë gati për të goditur penalltinë nga pika e bardhë, të cilën fillimisht e humbi, e pastaj shënoi pas topit të kthyer.

Në festën pas golit të shënuar, ai zgjodhi ta ‘kopjojë’ Cristiano Ronaldon, me “Siuuuu” e famshme.

Por kjo festë i doli shumë keq, dhe i kushtoi me një lëndim të rëndë.

Ai pasi e bëri “Siuuuu” ra keq në tokë, duke lënduar ligamentin e këmbës së tij të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco