Shpërthen Ter Stegen pas akuzave për komplot

Shpërthen Ter Stegen pas akuzave për komplot

17:37, 25/05/2024

Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Stegen, ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social “X” për t’iu përgjigjur informacioneve të përhapura në podcastin “Barça Reservat” në “Catalunya Ràdio”, në të cilën pretendohej se gjermani kishte mbajtur një takim me drejtuesit e Barçës dhe kishte shprehur shqetësimin mes lojtarëve për disa komente të Xavi Hernandezit për skuadrën.

Praktikisht, Ter Stegen është akuzuar për komplot kundër Xavit, i cili s’do të jetë më trajner i Barcelonës pas takimit të fundit në La Liga të dielën në mbrëmje kundër Seviljes.

Një orë pas njoftimit të shkarkimit të Xavit si trajner, Ter Stegen shkroi një mesazh në llogarinë e tij në “X”, për të mohuar me forcë informacionin dhe siguroi se s’do të tolerojë që emri i tij të përdoret për të krijuar thashetheme.

“Historia e publikuar nga ‘Barça Reservat’ sulmon drejtpërdrejt vlerat e mia personale dhe s’do të toleroj që dikush të përdorë emrin tim për të krijuar thashetheme të bazuara në informacione të rreme.

Nëse ndonjëherë dua të them apo raportoj diçka, do të jem gjithmonë shumë i drejtpërdrejt me çdo person”, ka shkruar Ter Stegen në profilin e tij në “X”.

Portieri gjerman u raportua të ketë komunikuar madje dhe me presidentin Laporta, për t’iu ankuar në adresë të trajnerit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco