Egnatia - Partizani, trajneri Tetova: Jemi gati, duam suksesin në finale!

Egnatia - Partizani, trajneri Tetova: Jemi gati, duam suksesin në finale!

14:28, 25/05/2024

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias doli në konferencë para finales së “Final Four” ndaj Partizanit.

- E mbyllët sezonin të parë dhe për fatin e keq tuajin luani një finale për titullin. Si ndiheni?

- Na vjen keq sepse kemi udhëhequr që nga java e 3-të.

- Atmosfera?

- Skuadra është maksimalisht e përqendruar dhe ne kemi përgatitur gjithçka në detaje dhe besoj që do të bëjmë më të mirën.

- Llogaritë?

- Normalisht gjithçka është e detajuar, pasi është finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

- Pikat e dobëta të Partizanit?

- Nuk dua të shprehem për këtë pjesë.Gjithkush merr masat e tij.

- Lojtari i Partizanit që do të hiqje?

- Nuk do të hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe të japim maksimumin.

- Eksperienca?

- Nuk besoj se vlen eksperienca. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im pas Kupës ka një entuziazëm dhe jam i bindur se do të japim më të mirën.

- Superkupa?

Është diçka të tjetër dhe besoj se kjo do të ketë një dinamik tjetër.

- A është gati psikologjikisht?

Rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit të luajë në finale dhe finalja e Superkupës dhe ajo e nesërma nuk kanë asnjë lidhje.

- Një koment për postimet e Partizanit?

- Nuk komentoj çfarë bën ekipi kundështar, unë jam i fokusuar te ajo çfarë ekipi im do të japë në fushën e lojës.

- Strategji?

Finalet janë për lojtarët dhe unë mendoj se stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadrat që kanë përfunduar të parët dhe të dytën në Superiore”, – tha ai/ Marrë nga BW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco