Pas eliminimit nga Champions League, klubit të PSG-së iu desh të merrte edhe “hakmarrjen sociale” të Borussia Dortmundit. “Pushime të mbara”, – shkruhet në një postim në Twitter (sot X) nga klubi gjerman, me imazhin e një tullumbaceje të madhe të verdhë BVB që fluturon mbi një bregdet me diell, dy karrige plazhi në tokë dhe një peshqir i madh me ngjyrat e Mbappé & Co.
Il est cinq heures, Paris s’éveille. 🎶 pic.twitter.com/yj8EdHswCO
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 17, 2024
Një urim mjaft ironic, përgjigje për atë që klubi francez kishte publikuar para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u pa një balonë e verdhë e zhytur në Seine. Por kjo nuk ishte e gjitha.
🙃 https://t.co/7Ms2RyE1O6 pic.twitter.com/OHuAcrtO1Z
— Borussia Dortmund (@BVB) May 8, 2024
Menjëherë pas xhiros së dytë të gjysmëfinales dhe kalimit në finalen e “Wembley”, në fakt, klubi gjerman publikoi një postim me shkrimin “hakmarrja është një pjatë, që duhet shërbyer e ftohtë”, duke iu përgjigjur kësaj radhe asaj që francezët kishin postuar në vitin 2020, pas eliminimit të Borussia Dortmundit në 1/8 finale të këtij kompeticioni.
Me atë rast mund të shihje skuadrën franceze të ulur në fushë, duke imituar Erling Haaland, pastaj ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit në një pozicion joga, i ulur me këmbët e kryqëzuara dhe duart ngritur, si kur festonte golat verdhezinj.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: