Real Madrid-Bayern Munich, 'Santiago Bernabeu' do të mësojë finalistin e dytë të Champions League

Real Madrid-Bayern Munich, 'Santiago Bernabeu' do të mësojë finalistin e dytë të Champions League

11:08, 08/05/2024

 

Sot në mbrëmje, Real Madrid do të presë në shtëpi Bayern Munich, ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Champions League, aty ku do të mësohet se cila skuadër do të ndeshet në finale ndaj Borussia Dortmund.

Sfida e parë në Gjermani përfundoi në barazimin 2-2, ndërsa të mërkurën në mbrëmje, pritet që të dyja ekipet të luftojnë ashpër për të arritur biletën e artë të finales së madhe.

Edhe pse të favorizuar në këtë përballje, spanjollët nuk do ta kenë tepër të lehtë ndaj gjermanëve, pasi është një nga ato përballje ku vështirë të parashikohet, duke marrë parasysh se edhe sfida e parë përfundoi në shifrat 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco