Egnatia-Vllaznia/ Përcaktohet finalisti i ‘Final Four’, ja me cilën skuadër do të përballet Partizani

Egnatia-Vllaznia/ Përcaktohet finalisti i ‘Final Four’, ja me cilën skuadër do të përballet Partizani

22:11, 19/05/2024

Egnatia siguroi kualifikimin në finalen e madhe të titullit kampion.

Rrogozhinasve iu mjaftoi barazimi pa gola ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”, për të kaluar më tej.

Skuadra e Edlir Tetovës e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye, kishte barazimin si avantazh.

Në “Air Albania”, ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot.

Në fakt, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës në dy raste, por fillimisht një gol u anulua nga VAR për prekje me dorë dhe me pas për pozicion jashtë loje.

Në finalen e titullit kampion, Egnatia do të përballet me Partizanin, sfidë e planifikuar të luhet më 26 maj.

Ndërkohë te Vllaznia, duhet të vazhdojnë të presin ende për titullin kampion, që mungon prej një kohe të gjatë.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco