Trajneri i Egnatias: Vllaznia nuk na vuri në presion, ndaj Partizanit finale për t’u shijuar nga të gjithë

Trajneri i Egnatias: Vllaznia nuk na vuri në presion, ndaj Partizanit finale për t’u shijuar nga të gjithë

22:46, 19/05/2024

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas kualifikimit në finalen e “Final 4”.

Skuadra rrogozhinase arriti të festonte pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë, teksa do të ndeshet në finale me Partizanin.

Në prononcimin e dhënë pas kualifikimit për “MCN”, Tetova u shpreh: “E kishim përgatitur ndeshjen për ta sulmuar Vllazninë, sepse pastaj ishte vështirë ta ktheje rezultatin. Në 20 minutat e para ishim mirë, në 20 minutat e dyta toleruam pak, pastaj u kthyem në ekuilibër në pjesën e dytë. 

I kërkova skuadrës të mos nxitonte te qarkullimi i topit, Vllaznia nuk po na vinte shumë në presion, dozat e emocionit janë shumë të forta te këto ndeshje.

U munduam që Fangaj të luante nga brenda që t’i jepnim Montenegros hapësirë, por nuk ndodhi, kishte lodhje. Në pjesën e sulmit është i vetmi sulmues që kemi momentalisht dhe ishim të detyruar ta mbanim në fushë.

Nuk mendoj fare për presion në këtë 90 minutësh, iu kërkova çunave të luanin, ta shijonin ndeshjen dhe të kënaqeshin dhe kështu ndodhi.

Ndaj Partizanit do të jetë ndeshje e kundërt, Vllaznia bën ndeshje të hapura, do të jetë një finale për t’u shijuar nga të gjithë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco