Enrique, pas eliminimit ndaj Dortmund: E pabesueshme, futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë

Enrique, pas eliminimit ndaj Dortmund: E pabesueshme, futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë

08:32, 08/05/2024

I pafat dhe i mundur në ndeshjen e parë dhe të dytë gjysmëfinale. Luis Enrique nuk mundi ta çonte PSG-në në finalen e Championsit. Trajneri spanjoll e ka të vështirë ta besojë, por gjithsesi e merr guximin për ta uruar Dortmundin.

“Është një moment shumë i trishtuar, por ishte e pabesueshme: 7 shtylla e traversa midis ndeshjes së parë dhe të dytë, 31 goditje në portë, më shumë se tre gola të pritshëm dhe nuk arritëm të shënonim një, gjë vërtet e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet pranuar, edhe nëse humbet në këtë mënyrë… Urime Borussias!”

Objektivi i Champions League mbetet një ëndërr për klubin parizien:

“Ne nuk ishim inferiorë ndaj Dortmundit as në ndeshjen e parë dhe as në të dytën. Borussia tani ka të njëjtën mundësi për të ngritur trofeun si finalisti tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco