Bashkëshortja tregon sekretet e Lautaros: Është i fiksuar me...

Bashkëshortja tregon sekretet e Lautaros: Është i fiksuar me...

17:21, 07/05/2024

Lautaro Martinez ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Agustina Gandolfo në emisionin “Che Tempo che fa” duke treguar dhe zbuluar disa nga sekretet e kapitenit të Interit.

Ajo thotë se ai është shumë i rregullt dhe i fiksuar për pastërtinë dhe që çdo gjë të jetë në vendin e vet në shtëpi.

Diçka në fakt që është kuptuar edhe nga videot që shpërndan ajo në rrjetet sociale, ku Lautaro edhe pse kthehet në shtëpi pas një feste të gjatë për titullin kampion, menjëherë kërkon të lërë në vendin e vet lodrat e fëmijëve.

“Më përpara Lautaro nuk qeshte kurrë. Ishte shumë serioz dhe me nerva. Tani ka ndryshuar. Është më i qetë dhe kjo falë fëmijëve që i kanë dhënë atij shumë qetësi. Një tjetër sekret është fakti që ai kërkon të ketë gjithçka nën kontroll dhe në rregull. Është i fiksuar për këtë gjë. Nëse nuk janë gjërat ashtu siç duhet, ai nuk shkon të shtrihet për të fjetur.

Nuk e mendoja që ishte i tillë. Jemi të lumtur në Milano dhe ai e thotë vetë që ka dëshirë të rinovojë kontratën me skuadrën e Interit. Këto janë gjërat që i përkasin vetë Lautit dhe unë nuk do të përfshihem kurrë në çështjet profesionale”, ka thënë bashkëshortja e Lautaro Martinezit, Agustina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco