VIDEO/ Granit Xhaka shënon një tjetër gol spektakolar

VIDEO/ Granit Xhaka shënon një tjetër gol spektakolar

18:43, 05/05/2024

 

Granit Xhaka është protagonist absolut i Leverkusen. Mesfushori shqiptar realizoi eurogol për “aspirinat”, në ndeshjen e Bundesligës ndaj Frankfurt. Pas një topi të largua nga mbrojtja kundërshtare, e majta e Xhakës përfundoi në rrjetë, me portierin Kevin Trapp që në këtë rast nuk mund të bënte asgjë, pavarësisht se “fluturoi” por pa mundur dot për të mbërritur topin.

Për 31-vjeçarin, ky është goli i 3 në kampionat, në 31 ndeshje. Ai ka kontribuar mjaft për Leverkusen në këtë sezon, duke i dhënë një ndihmë të madhe në fitoren historike të titullit kampion.

Besimi i dhënë nga trajneri Xabi Alonso është shpërblyer më së miri, me paraqitjet e lojtarit që kanë qenë në nivelin e duhur. Xhaka u transferua te Leverkusen në verën e kaluar, pas disa vitesh qëndrimi te Arsenal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco