VIDEO/ Celtic triumfon në finalen e Kupës së Skocisë me Rangers, Ilir Meta feston nga vendi i shenjtë

VIDEO/ Celtic triumfon në finalen e Kupës së Skocisë me Rangers, Ilir Meta feston nga vendi i shenjtë

18:48, 25/05/2024

Celtic Glasgow ka arritur sot një tjetër sukses në Skoci, ku pas kampionatit, ka fituar edhe Kupën.

Në finalen e luajtur pasditen e sotme Celtik ka triumfuar në derbin me Rangers me rezultatin 1-0, ku golin e vetëm e shënoi Idah në minutën e 90-të.

Menjëherë pas fitores në derbin e Glasgowt ka reaguar Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili njihet si tifoz special i Celtic.

Në një videoi të publikuar në rrjetet sociale, Meta ndan gëzimin dhe emocionet: “Kupa e Skocisë kthehet në Parajsë. Jemi fitues dyfish.  

Emocione të jashtëzakonshme! Një fitore e merituar! Urime The Bhoys! Ne jemi më të mirët! Përshëndetje Përshëndetje!”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco