Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare të derbit të kryeqytetit

Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare të derbit të kryeqytetit

18:21, 28/04/2024

Tirana do të presë Partizanin në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.

Një sfidë jetike për bardheblutë, që duan zonën “Final 4”.

Nga ana tjetër, të kuqtë vijnë disi më komodë, por gjithsesi, ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen mes katër skuadrave më të mira.

Nga një anë bie në sy se Fagu ka lënë jashtë emra si Najdovski dhe Latifi, ndërsa Skuka apo Hadroj e nisin nga stoli ndeshjen për të kuqtë.

Formacionet zyrtare

Tirana: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrik

Trajner: Erbim Fagu

Partizani: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sota, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka, Mba

Trajner: Orges Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco