FOTO/ Kukësi bie matematikisht nga Superliga

FOTO/ Kukësi bie matematikisht nga Superliga

17:13, 28/04/2024

Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh.

Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominonte e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën.

Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8-të, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco