Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Manchester United ndahet në barazim ndaj Burnley, vetëm 5 minuta për Brojën në ndeshjen Fulham-Crystal Palace

Manchester United ndahet në barazim ndaj Burnley, vetëm 5 minuta për Brojën në ndeshjen Fulham-Crystal Palace

18:39, 27/04/2024

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Burnley të Aro Muric.

 

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase që u tregua më e rrezikshme, por Arijanet Muric priti disa gjuajtje nga Bruno Fernandes, Antony e Garnacho.

Megjithatë, 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultatin  0-0. Pjesa e dytë ishte më e mirë sa i përket rasteve të shënimit, me dy skuadrat që krijuan shumë, por edhe shënuan.

Në minutën e 79-të, Antony shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase dhe realizoi për t’i dhënë epërsinë ‘Djajve të Kuq’.

Megjithatë, epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se tetë minuta, kur Burnley barazoi shifrat në 1-1 falë Zeki Amdouni që shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Manchester United mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 54 pikë, derisa Burnley i shton gjasat për mbijetesë me 24 pikë.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në duelin Fulham-Crystal Palace, me Armando Brojën që u fut në fushë vetëm në minutën e 85’ nga trajneri Marco Silva.

Në përballjet e tjera, Newcastle shkatërroi 5-1 Sheffield United, ndërkohë që Wolvesi mposhti 2-1 Lutonin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco