Trajneri i klubit të Serie A vlerëson talentin shqiptar

Trajneri i klubit të Serie A vlerëson talentin shqiptar

16:00, 26/04/2024

Leçe këtë sezon duket se po shkon më e qetë se zakonisht drejt mbijetesës në Serinë A, pasi ka marrë disa rezultate të mira me trajnerin Luka Goti.

Ndaj edhe ky i fundit ka mundësinë që në ndeshjet që mbeten deri në mbyllje të kampionatit, të provojë disa të rinj të talentuar mes lojtarëve me eksperiencë.

Një prej tyre është edhe mesfushori i Shpresave kuqezi, Medon Berisha, i cili ka luajtur disa minuta në radhët e ekipit dhe ka dhënë sinjale mjaft të mira me klubin e Serisë A.

I pyetur sot në konferencë për shtyp rreth Berishës, trajneri nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin e tij për futbollistin shqiptar.

“E cilësoj një djalosh me shumë perspektivë. Është 21 vjeç, nuk është i ri si moshë, por i ri si rrugëtim. Duhet që ne t’i mundësojmë të bëjë rrugëtimin e duhur, që të bëhet një rreth virtuoz. Duhet të lexoj situatat edhe për rrugëtimin individual të djemve. E përsërit që kam vlerësim shumë të lartë nga pikëpamja futbollistike”, tha Goti para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco