U shpall kampion me Interin, Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një mundësi të madhe

U shpall kampion me Interin, Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një mundësi të madhe

14:35, 07/05/2024

Trajneri kampion i Interit, Simone Inzaghi mori çmimin 'Bulgarelli' në një ceremoni të zhvilluar në Bolonja dhe personi që ia dorëzoi dëshminë ishte as më pak e as më shumë trajneri legjendar Arrigo Sacchi.

Në fjalën e tij, Inzaghi nuk harroi të kaluarën te Lazio duke falenderuar presidentin Claudio Lotito dhe ish-drejtorin Igli Tare për mundësinë që i dhanë për të drejtuar klubin e Serie A, para se të kalonte te Interi.

"Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita te Interi, rrugëtimi te Lazio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falënderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha trajneri i Interit.

Trofeu i Interit për këtë sezon është i 20-ti në histori për ta në Serie A, duke marrë edhe yllin e dytë në fanellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco