Igli Tare ia ‘mbyll derën’ përfundimisht Lazios

Igli Tare ia ‘mbyll derën’ përfundimisht Lazios

16:06, 07/05/2024

Igli Tare është vlerësuar në “Gran Gala del Calcio” duke marrë çmimin si “Drejtori më i Mirë” për sezonin e shkuar.

Ish-futbollisti i kombëtares foli për të kaluarën e tij te Lazio duke theksuar se nuk do të kthehet më në klubin kryeqytetas.

“Vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lazios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur. Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lazio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt”, tha fillimisht ai.

Sa i takon të ardhmes, Tare u shpreh i hapur për oferta duke u shprehur se disponon shumë gjuhë të huaja që i zotëron dhe mund të punojë në shumë vende.

“Sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë”, përfundoi Tare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco