Pioli: Ndeshja e parë nuk vlen më, e kemi aftësinë për të përmbysur Romën

Pioli: Ndeshja e parë nuk vlen më, e kemi aftësinë për të përmbysur Romën

14:01, 18/04/2024

Stefano Pioli përpiqet të karikojë skuadrën e Milan përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Europa League kundër Romës. Kuqezinjtë u mundën 0-1 në fushën e tyre dhe sot do të kërkojnë përmbysjen.

“Duhet të kemi besimin maksimal dhe të besojmë në veten tonë në mënyrën më absolute. Ne kemi aftësitë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer dhe të përpiqemi ta fitojmë”, tha Pioli.

“Ndeshja e parë nuk vlen më, nuk ka kuptim të mendojmë për të në vështirësi. Në çdo rast do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe shumë energji. Unë kam besim te lojtarët e mi, ne mund të godasim Romën”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.

“Ne kemi karakterin, talentin dhe mentalitetin për të fituar, duhet të bëjmë shumë gjëra të vogla më mirë. Në përgjithësi ne jemi të aftë, por duhet një ndeshje e përkryer. Nuk është e lehtë as për rivalët tanë”, tha Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco