Bucks me një këmbë në gjysmëfinalen e lindjes, sërish mungojnë Antetokoumpo-Lillard

Bucks me një këmbë në gjysmëfinalen e lindjes, sërish mungojnë Antetokoumpo-Lillard

21:05, 01/05/2024

 

Milwuakee Bucks ia doli në ndeshjen e pestë çerekfinale të konferencës së lindjes ndaj Indiana Pacers. Vendasit fituan 115-92 në një ndeshje shumë të vështirë, por shumë të rëndësishme. Suksesi është akoma më i vlefshëm, duke pasur parasysh edhe mungesat e Giannis Antetokoumpo dhe Damian Lillard. Shumë prej tifozëve e mendonin skuadrën e tyre jofavorite për këtë ndeshje, por Bucks ishte tepër solide në lojën e saj.

Dyshja Middleton-Portis ishin protagonistët e kësaj sfide, me nga 29 realizime secili. Nuk mbeti pas as Beaslye, autor i 18 pikëve. Ndeshja nisi disi më mirë për Pacers, por pjesa e parë u mbyll në favor të Bucks me rezultatin 53-48. Edhe pas kthimit nga pushimi, vendasit ishin më superiorë, duke mos vënë për asnjë moment në dyshim fatin e takimit. Me këtë fitore, Bucks merr avantazhin e sfidave direkte në 3-2 dhe një fitore tjetër i kualifikon për më tej. Nga ana tjëtër, Pacers duket se e kishin nënvlerësuar disi përballjen.

Në duelet e tjera të fazës “Play-Off” Cleveland Cavaliers dhe Orlando Magic dhuruan pafund emocione në “Rocket Mortage Fieldhouse”. Me përmbysje dhe ripërmbysje, ndeshja u vendos me vetëm një pikë diferencë në favor të vendasve, me sfidën që u mbyll 104-103. Cavaliers marrin kryesimin e përballjeve direkte me rezultatin 3-2.

Philadelhpia 76ers mbajti gjallë shpresat për një vend në fazën tjetër, teksa vetëm koha shtesë i siguroi fitoren që i rifut në garë për kualifikim. Sfida e rregullt përfundoi në baraspeshë totale 97-97. Në 10-minutëshin e nevojshëm, miqtë shënuan 6 pikë më shumë, duke mbyllur takimin me fitoren 106-112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco